Mbi 7 orë frikë dhe ankth, 33-vjeçari Arjan Sala ende nuk është gjetur, tymi del gjithandej nga pusetat

24/03 22:31
Credits to Apollon TV

Frikë dhe ankth mes punonjësve të zjarrfikësve dhe familjarëve të të riut që punonte si shefi i sigurisë në magazinën e qendrës tregtare “Casa Italia”. 

Ai ende nuk është gjetur, teksa dyshohet se mund të ketë ndërruar jetë në bodrum si pasojë e tymit të dendur dhe asfiksimit. Bëhet djalë për rojen Arjan Sala. Ambienti ku zjarri ka ndodhur ka qenë i mbushur plot me materiale, me rroba e dyshekë. 

Paraprakisht dyshohet se shkak ka qenë një shkëndijë elektrike, por edhe kjo pistë akoma është e dyshimeve fillestare. Kanë kaluar më shumë se 7 orë që ka rënë zjarri në një magazinë te qendra tregtare “Casa Italia”, tymi vijon të dalë në shtëllunga të mëdha.

Zjarrfikëset kanë krijuar disa vrima në anë të murit të ndërtesës ku është zjarri, me idenë e ndihmës për të nxjerrë jashtë tymin.

Shpërndaje

© 2021 APOLLON TV. All Rights Reserved.