
Mbi 59 orë kërkime mes flakëve te Casa Italia, zjarrfikësit gjejnë trupin e 33 vjeçarit Arjan Sala


Forcat zjarrfikëse kanë gjetur trupin e Arjan Salës, pas më shumë se 59 orësh kërkime dhe betejë me flakët te qendra tregtare Casa Italia. 33 vjeçari u fut pasditen e 24 marsit në magazinën e objektit për të shpëtuar punonjësit nga flakët, por mbeti vetë brenda.
Rreth orës 01.40 minuta pas mesnate, forcat zjarrfikëse kanë mundur të gjejnë trupin e pajetë të shefit të sigurisë së qendrës tregtare.
Njoftimi i Policisë: Tiranë/Informacion paraprak
Tek “Casa Italia” si rezultat i kërkimeve intensive, të pandëprera, nga zjarrëfiksit dhe shërbimet e Policisë, mëngjesin e sotëm zjarrëfiksit bënë të mundur gjetjen e trupit të pajetë që dyshohet se i përket shtetasit Arjan Sala, 32 vjeç, i cili ishte me detyrë punonjës i shërbimit të sigurisë të një kompanie private.
Grupi hetimor vijon punën për sqarimin e plotë e rrethanave të ngjarjes.