Mbërrijnë në Rinas 22 mijë e 230 doza ‘Pfizer’, flet kryeministri Rama

05/04 20:19
Credits to Apollon TV

Mbrëmjen e sotme kanë mbërritur në aeroportin e Rinasit 22 mijë e 300 doza të vaksinës së Pfizer.

Lajmin e ka bërë të ditur kryeministri Edi Rama, i cili shkruan se Shqipëria është një prej vendeve më të shpejta në Europë për vaksinimin masiv, ndërsa shprehet se do të vazhdohet puna për t’i kthyer Shqipërisë buzëqeshjen sa më parë.

“Sapo mbërriti në Rinas partia e parë e 22 mijë e 230 dozave PFIZER, që do të lëvrohen deri në 20 prill.

Vazhdojmë me forcë e me këmbëngulje përpara, që t’i kthejmë Shqipërisë buzëqeshjen një orë e më parë, mes vendeve më të shpejta në Europë për vaksinimin masiv”, shkruan Rama.

Shpërndaje

© 2021 APOLLON TV. All Rights Reserved.