Mbërrijnë 7020 vaksina Pfizer, Rama, Ahmetaj dhe Manastirliu i presin në aeroport (Foto)

15/02 20:33
Credits to Apollon TV
Mbërrijnë 7020 vaksina Pfizer, Rama, Ahmetaj dhe Manastirliu i presin në aeroport (Foto)

Sapo kanë mbërritur 7020 dozat e radhës nga vaksinat e kompanisë Pfizer në aeroportin e Rinasit.

Është vetë Rama me ministrin Ahmetaj dhe ministren Manastirliu që po i presin në aeroport.

Këto vaksina do të përdoren për mjekët dhe infermierët, ndërsa nesër do të dërgohen në Shkodër mbi 1000 doza, pasi do të hapet edhe spitali rajonal që do të presë të sëmurët me koronavirus.

Ministrja e Shëndetësisë e informoi kryeministrin se vaksinat nga Rinasi “do të shkojnë të shoqëruar nga policia në ISHP, ku bëhet procesi i hapjes”.

Edi Rama e pyeti ministren sa vaksina ndodhen brenda kutive? “Këto kutitë kanë nga…” ndërsa Manastirliu i shpjegoi se brenda tyre kanë nga “nga tre blloqe nga 195-197 flakonë, nga 6 doza kryesisht”.

Shpërndaje

© 2021 APOLLON TV. All Rights Reserved.