Mbërrijnë 40 800 vaksina AstraZeneca në aeroportin “Nënë Tereza”, Rama: Do e çojmë deri në fund planin e vaksinimit

02/06 20:34
Credits to Apollon TV
Mbërrijnë 40 800 vaksina AstraZeneca në aeroportin “Nënë Tereza”, Rama: Do e çojmë deri në fund planin e vaksinimit

Kanë mbërritur këtë pasdite në aeroportin “Nënë Tereza” 40 800 vaksina AstraZeneca. Lajmi është konfirmuar nga kryeministri Edi Rama, i cili shkruan se vaksinat anti-Covid-19 janë pjesë e financimit të qeverisë shqiptare, nëpërmjet instrumentit COVAX.

Rama shton më tej se do të vijnë edhe sasi të tjera vaksinash kundër Covid,  për të çuar deri në fund planin e vaksinimit.

“Aeroporti “Nënë Tereza” – 40,800 vaksina AstraZeneca, pjesë e financimit të qeverisë shqiptare, nëpërmjet instrumentit COVAX sapo kanë mbërritur në Tiranë. Me 899,550 vaksinat AntiCovid që kanë mbërritur deri tani në Shqipëri dhe sasitë e tjera të vaksinave që do të vijnë sipas kalendarit të kontratave që kemi siguruar, jemi të vendosur të çojmë deri në fund planin kombëtar të vaksinimit, për mbrojtjen e jetës dhe shëndetit të çdo qytetari”, shkruan kryeministri Rama.

Shpërndaje

© 2021 APOLLON TV. All Rights Reserved.