‘Marshalla, marshalla’, mbi 3 javë nga hapja e kantierit, Rama inspekton Spitalin e ri në Fier, shikoni ku kanë arritur punimet në 24 ditë

06/02 20:48
Credits to Apollon TV
‘Marshalla, marshalla’, mbi 3 javë nga hapja e kantierit, Rama inspekton Spitalin e ri në Fier, shikoni ku kanë arritur punimet në 24 ditë

Kryeministri Edi Rama ka vizituar sot kantierin e Spitalit të ri Rajonal në Mbrostar të Fierit. sipërfaqja ështe tepër e madhe dhe spitali brenda do të mbajë mbi 100 dhoma për pacientët, ku çdo dhomë do të ketë tualetin e saj.

Struktura e spitalit është anti-sizmike, për të përballuar edhe tërmete të fuqishme. Puna e parë thuajse ka mbaruar, janë hedhur themelet dhe janë mbushur gropat, pra struktura bazë.

Nëpërmjet koridoreve do të lidhen dhomat e majta dhe të djathta, ndërkohë që ka mbetur pak punë nga betonimi i themeleve në disa seksione. Të mërkurën do të bëhet mbulimi i një pjese dhe gjithashtu ka filluar sistemi i kanalizimeve.

Kujtojmë se, spitali i ri do të ndërtohet nga qeveria turke dhe presidenti Erdogan është zotuar se ai do të jetë gati për 3 muaj. Spitali i ri do t’i shërbejë gjithë jugut dhe do jetë projekti më madhor në zonë, në fushën e shëndetësisë.

© 2023 APOLLON TV. All Rights Reserved.