‘Marrim mjekë të nderuar i bëjmë drejtorë’ Rama: Spitali turk në Fier do të pilotojë autonominë e administrimit

09/02 18:17
Credits to Apollon TV
‘Marrim mjekë të nderuar i bëjmë drejtorë’ Rama: Spitali turk në Fier do të pilotojë autonominë e administrimit

Kryeministri Edi Rama një bashkëbisedim me qytetarët e Durrësit foli edhe për ndërtimin e spitalit Rajonal në Fier.

Rama tha se arsyeja se pse është i kënaqur që do të hapet spitali turk në Fier nuk është ndërtesa, por fakti se aty do të pilotohet autonomia.

‘Arsyeja pse e sollëm spitalin turk në Fier nuk është ndërtesa. Arsyeja është pse unë jam i kënaqur aty do të pilotohet autonomia. Administrimin do ta bëjnë ato. Kompania që administron spitalin do të administrojë spitalin. Në staf shqiptarët do të shohin si do të administrohet.

Në marrim mjekë shumë të nderuar dhe i bëjmë drejtorë, por është tjetër të drejtosh spitalin dhe tjetër të jesh i zoti si mjek. Shefat e pavionit do të jenë turq dhe të tregojnë gjithçka sesi veprohet. Ne do të kalojmë një ligj që do të përmbyse komplet sistemin që historia Tires ti përkasë të shkuarës.’- tha Rama./Shqiptarja

Shpërndaje

© 2021 APOLLON TV. All Rights Reserved.