Marrëveshja e qeverisë shqiptare me PFIZER shpallet SEKRET TREGTAR (DOKUMENTI)

14/01 16:32
Credits to Apollon TV
Marrëveshja e qeverisë shqiptare me PFIZER shpallet SEKRET TREGTAR (DOKUMENTI)

Qeveria shqiptare ka miratuar aktin normativ për marrëveshjen me kompaninë Pfizer Export BV por duke e klasifikuar si “sekret tregtar”.

Është vetë kompania Pfizer, e cila do të sjellë vaksinën kundër koronavirusit në Shqipëri, e cila ka kërkuar që kontrata, përfshirë çmimin, sasinë dhe afatet e dorëzimit, të mos bëhet publike.

“Marrëveshja për prodhimin dhe furnizimin, nga dhe ndërmjet Pfizer Export BV dhe Ministrisë së Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, ministrit të Shtetit për Rindërtimin dhe Institutit të Shëndetit Publi, për shkak të sekretit tregtar dhe kërkesës së shprehur në marrëveshje nga Pfizer Export BV nuk do të publikohet në asnjë ëebsite të institucioneve apo në Fletoren Zyrtare,” shkruhet në aktin normativ, i cili ngarkon edhe institucionet e përfshira në proces që të “mos bëjnë publike marrëveshjen bashkëlidhur”, thuhet në aktin normativ.

Pfizer ka kërkuar edhe nga shtetet të tjera që çmimi i vaksinës të mos bëhet publik, ndërsa kompania pritet të sigurojë miliarda dollarë përfitime nga shpërndarja e vaksinës.

Megjithatë shtete si Belgjika kanë vendosur ta bëjnë publik çmimin, çka ka ngjallur edhe pakënaqësinë e kompanisë. Në Belgjikë, një dozë do të kushtojë 12 euro, ndërsa sipas Reuters. BE-ja do ta paguajë për 15.5 euro.

Shpërndaje

© 2021 APOLLON TV. All Rights Reserved.