MARINZË, BANORËT KËRKOJNË VAZHDIMIN E PUNIMEVE NË KANALIN KRYESOR KULLUES

08/07 22:25
Credits to Apollon TV
MARINZË, BANORËT KËRKOJNË VAZHDIMIN E PUNIMEVE NË KANALIN KRYESOR KULLUES

Banorët e fshatit Marinzë i kërkojnë bashkisë Roskovec të vazhdojë punimet e ndërprera për vendosjen e tubinove në kanalin kryesor kullues  i cili përshkon mespërmes fshatin. I papastruar ndër vite dhe i kthyer në vendgrumbullimi mbetjesh urbane dhe inerte ky kanal është bërë burim infeksionesh dhe epidemish dhe është kthyer në rrezik potencial për shëndetin e banorëve të Marinzeës dhe kërcënues për mjedisin krahas ndotjes së industrisë së naftës dhe fushës së mbetjeve urbane pohojhnë banorët të revoltuar për shkak të erkspozimit ndaj ndotjes së shumëfishtë në Marinzë që është një nga vatrat më të nxehta mjedisore. Punimet për vendosjen e tubinove me diametër 1200 milimetër ne kanalin kryesor kullues , i cili kullon edhe ujërat e larta të kodrave të Marinzës , u ndërprenë mënjëheër pas zgjedhjeve pohojnë banoreët .  Sipas tyre punimet për vendosjen e tubinove në kanalin kryesor kullues të Marinzës duhet rë rifillojnë sa  më  parë  ashtu sic edhe u premtua për ta kthyer këtë kanal të rrezikshëm nga ndotja në një mjedis të mbyllur dhe të gjelbëruar

Shpërndaje

© 2021 APOLLON TV. All Rights Reserved.