Manastirliu u bën thirrje qytetarëve: Vaksinohuni gjatë verës që t’i bëjmë ballë varianteve të reja të Covid-19

02/07 20:30
Credits to Apollon TV
Manastirliu u bën thirrje qytetarëve: Vaksinohuni gjatë verës që t’i bëjmë ballë varianteve të reja të Covid-19

Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu ka ndjekur nga sot afër procesin e vaksinimit në Lushnjë.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, ajo bën thirrje qytetarëve që të vaksinohen gjatë muajve të verës për t’i bërë ballë varianteve të reja të Covid-19.

“vaksinim • Vaksinim • Vaksinim. Sa më shumë qytetarë të mbrojtur gjatë muajve të verës, aq më mirë do t’i bëjmë ballë varianteve të reja të mundshme të #Covid19 dhe vjeshtës së ardhshme.

Vaksinimi i qytetarëve në Lushnje.

#ShqipëriaBuzëqesh”, shkruan Manastirliu.

Prej muajsh procesi i vaksinimit masiv është shtrirë në të gjithë vendin tonë, duke synuar të shkohet drejt objektivit , 1 milionë  vaksinime.

Shpërndaje

© 2021 APOLLON TV. All Rights Reserved.