
Manastirliu thirrje bluzave të bardha: Dëshironi të punoni në spitalin e ri të Fierit?

Ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu u ka bërë thirrje të gjithë profesionistëve, kryesisht bluzave të bardha që të aplikojnë për t’u bërë pjesë e stafit të Spitalit Rajonal Memorial të Fierit, i cili pritet të haoet së shpejti.
Ministrja thotë se ky spital do të jetë modeli i parë i një spitali publik me autonomi të mirëfilltë dhe kushdo që do ketë mundësinë të punojë në të, do të jetë së bashku me 50 profesionistë turq, staf administrativ dhe mjekësor.
Manastirliu: Spitali Rajonal Memorial i Fierit do të menaxhohet nga një ekip i përbashkët shqiptaro-turk, me 150 shtretër dhe 19 shërbime dhe njësi klinike ambulatore dhe me shtretër. Ne jemi të vetëdijshëm se edhe infrastruktura më bashkëkohore nuk do të ishte e mjaftueshme pa burimet njerëzore. Nisim sot punën për rekrutimin e profesionistëve që do të punojnë në këtë spital. Rrreth 300 do të jetë numri i stafit që do të punoë. Mbi 50 profesionistë do të vijnë nga Turqia mike. Do të rritet cilësia e shërbimit. Stafi që do të punojë këtu do të përzgjidhet mbi bazat e meritoktacisë. I ftoj profesionistët të bëhen pjesë e këtij ekipi. Spitali do të garatojë një shërbim cilësor. I bëj thirrje mjekëve, infermierëve, teknikëve që duan të bëhen bashkë me ne pjesë e këtij projeti ambicios. Thirrja për aplikim do të jetë në linkun më poshtë.