Manastirliu në spitalin e Fierit: Plotësohen me mamografi të gjitha spitalet rajonale, investimet në shëndetësi s’ do të ndalen

06/07 12:23
Credits to Apollon TV
Manastirliu në spitalin e Fierit: Plotësohen me mamografi të gjitha spitalet rajonale, investimet në shëndetësi s’ do të ndalen

Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu sot ka inspektuar investimet e reja të mamografisë dhe laboratorin e ri në Spitalin Rajonal të Fierit.

Manastirliu tha se me instalimin e aparaturës së memografisë në këtë spital mjekët do të jenë në gjendje që të bëjnë diagnostifikimin e hershëm të kancerit të gjirit.

Teksa shtoi se ky është një shërbim, i cili do të ofrohet në të gjitha spitalet rajonale, ku nga viti 2018 është investuar për shtatë mamografi të reja.

“Është një premtim i mbajtur investimi më i ri për Spitalin Rajonal të Fierit. Aparatura e re e mamografisë, e cila i shtohet zinxhirit të gjithë aparaturave që shërbejnë jo vetëm për parandalimin, diagnostikimin e hershëm të kancerit të gjirit, por i shërben mbi të gjitha edhe fuqizimit të rrjetit të sistemit tonë shëndetësor në raport me një program që për herë të parë e kemi ndërtuar, siç është programi kombëtar i depistimit të kancerit të gjirit. Me këtë investim përmbyllim investimet përsa i përket mamografive në të gjithë spitalet rajonale. Nga viti 2018 deri më tani kemi investuar në çdo spital rajonal, ku mungonte mamografia, mamografi të reja, me teknika bashkëkohore”, u shpreh Ministrja Manastirliu.

Ndër të tjera Manastirliu tha se investimet në shëndetësi nuk do të ndalen pasi objektivi është që të kemi katër pole diagnostikimi dhe trajtimi të plotë në katër qarqe të vendit.

Shpërndaje

© 2021 APOLLON TV. All Rights Reserved.