“Manastiri I Ardenicës”, cdo dite pret turiste vendas e te huaj !

27/09 15:01
Credits to Apollon TV
“Manastiri I Ardenicës”, cdo dite pret turiste vendas e te huaj !

“Manastiri I Ardenicës”, cdo dite pret turiste vendas e te huaj !

Jemi ne ditet e fundit te muajit shtator manastiri Ardenices vazhdon te vizitohet nga turiste vendas e te huaj. Ky manastir njihet per piken strategjike qe përfaqëson një nga ndërtimet religjioze më të mëdha të zonës së Myzeqesë .

Ky manastir paraqet interes jo vetëm për vlerat e tij monumentale, arkitekturore dhe artistike por edhe për historinë e pasur që mbart me vete.

Vetëm 18 kilometra në jugperëndim të Lushnjes, manastiri i Ardenicës është një ndalesë për turistët vendas dhe të huaj që udhëtojnë nëpër Shqipëri.

I ndërtuar në një vend dominues në kodrat e Ardenicës , në lartësinë 210 m mbi nivelin e detit dhe i pozicionuar midis fshatrave Kolonjë e Libofshë, ai përbën padyshim një stacion kulmor per turistet vendas e te huaj.

Ne nje bashkebisedim me drejtuesin e manastirit te Ardenices, ky manastir vitin e fundit ka pas shume interes nga turistet per ta vizituar brenda mureve te tij … Shume turistë vizitojne Ardenicën cdo ditë dhe mahniten nga bukurit e tij brenda manastirit. Mulliri I vajit eshte me I kerkuari nga turistet per vjetersine qe ka.

Në rritjen e interesit të turistëve, shumica të huaj, ka ndikuar promovimi që u është bërë këtyre zonave, si edhe përmirësimi i infrastrukturës rrugore dhe perreth tij .

Numri I turistëve është shtuar dhe përgjate muajit maj deri ditet e fundit te shtatorit .Numri ka arritur deri ne 11 mije sipas drejtuesit dhe vazhdon te kete vizitor nga shume vende te Bashkimit Europian e rajoni.
“Është një vend i bukur, shumë mikpritës”,- flet drejtuesi I manastirit dhe njerëz Jane shumë të dashur . Ka ende punë për të bërë në drejtim të turizmit.
Jo vetëm bukuria natyrore, por dhe gatimet e zonës u kanë lënë përshtypje turistëve.

Sipas operatoreve turistike, në Ardenicë ka një rritje të numrit të turistëve për vitin 2023.
Nga manastiri turistët mund të drejtohen në 8 pika të tjera në Lushnje, që përfshijnë 2 ura antike dhe 4 kisha.
Manastiri Ardenices me keto muret e larta e te gurta te vendosura nje e pas nje si fletet e nje libri te zhubosur nga koha dhe realiteti kohes te cilat tregojne apo flasin per gjithcka qe ka ndodhur ne fshehtesine per tu rikthyer perseri aty .

Per Tv Apollon, Ndricim Gjoshi

© 2023 APOLLON TV. All Rights Reserved.