Mali i Tomorrit gati 20 orë në flakë, terreni i thyer pamundëson ndërhyrjen e Ushtrisë, kërkohet ndihmë me helikopter

29/06 10:48
Credits to Apollon TV
Mali i Tomorrit gati 20 orë në flakë, terreni i thyer pamundëson ndërhyrjen e Ushtrisë, kërkohet ndihmë me helikopter

Kurora e pyllëzuar në Malin e Tomorrit prej gati 20 orësh është në flakë. Vatra e zjarrit ka nisur pasditen e djeshme në pyjet e fshatit Lybeshë të Poliçanit dhe tashmë rrezikohet gjithë Mali i Tomorrit.

Atje ndodhen forcat e Ushtrisë por terreni i vështirë e bën gati të pamundur ndërhyrjen e tyre. Flakët janë përhapur më tej në një zonë të pyllëzuar me pisha, të favorizuara nga era dhe temperaturat e larta.

Dia persona janë shoqëruar nga Policia e Beratit dhe po merren në pyetje. Ata janë kryesisht persona që mbledhin bimë mjekësore në zonë.Screenshot 7 19Screenshot 8 19

Terreni i thyer ka bërë që përsëri dhe sot të kërkohet me urgjencë ndohma e helikopterëve nga ajri, pasi vatrat e mëdha të zjarrit nuk mund të vihen nën kontroll në mënyrë tjetër. Deri tani nuk ka ansjë reagim nga institucionet përkatëse, përveç Ushtrisë që ndodhet atje e pafuqishme për të ndërhyrë.

E gjitha kurora e pyllëzuar e malit në vendin e shenjtë rrezikohet të digjet.

Për këtë, ka reaguar dje dhe Presidenti Ilir Meta

“U bëj thirrje autoriteteve vendore dhe qendrore të mos qëndrojnë indiferentë dhe as të humbasin më kohë, në marrjen e masave të menjëhershme dhe efektive të emergjencës, për të neutralizuar zjarrin dhe minimizimin e pasojave”, shkruante ai ndër të tjera.

PËRDITËSIM: Policia njofton se ka arrestuar për zjarrin 2 shtetas, si dhe janë proceduar penalisht 3 të tjerë. Ata janë persona që kanë qenë duke mbledhur bimë medicinale në mal dhe kanë ndezur zjarr, zjarri i cili ka dalë nga kontrolli dhe prej 20 orësh vazhdon të djegë kurorën e Malit të Tomorrit.

“Shërbimet e Komisariatit të Policisë Poliçan, pas njoftimit të marrë se në Parkun Kombëtar të Malit të Tomorit kishte rënë zjarr, i cili kishte dalë nga kontrolli, duke avancuar dhe duke përfshirë sipërfaqe të madhe me pisha, menjëherë kanë shkuar në vendngjarje.

Falë veprimeve të shpejta kanë identifikuar dhe vënë në pranga autorët e zjarrvënies, shtetasit B. M., 50 vjeç dhe E. T., 32 vjeç, si dhe kanë proceduar penalisht shtetasit B. C., 41 vjeç, F. M., 44 vjeç dhe P. Sh., 30 vjeç, të gjithë banues në Lybeshë, Poliçan.   

Këta shtetas kanë ndezur zjarr gjatë kohës që kanë qenë duke mbledhur bimë medicinale në Malin e Tomorit. Si pasojë e përhapjes së flakëve është djegur një sipërfaqe prej 10 ha pyllë me pisha.   Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Berat, për veprën penale “Shkatërrimi me zjarr i pyjeve dhe i mjedisit pyjor”.

Shpërndaje

© 2021 APOLLON TV. All Rights Reserved.