
Makina përplaset me shtyllën elektrike, plagosen 4 persona, shoferi në gjendje të rëndë


Një aksident i rëndë ka ndodhur pasditen e sotme në Sukth, ku një automjet ka dalë nga rruga dhe është përplasur me shtyllën elektrike.
Për pasojë janë plagosur 4 persona dhe janë dërguar në spital, ndërkohë që shoferi ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore.
Policia ndodhet në vendngjarje dhe po heton për të zbardhur rrethanat e plota të aksidentit.