
Makina përplaset me furgonin në Elbasan, dërgohet në spital këmbësori dhe drejtuesja e mjetit


Një aksident ka ndodhur ditën e sotme në Elbasan.
Bëhet me dije se ngjarja ka ndodhur në “Dyli Haxhire”, ku mjeti tip “Golf”, me drejtuese shtetasen N.R., 23 vjeçe, banuese në Elbasan, është përplasur me mjetin Fugon, me drejtues shtetasin E.Z., 43 vjeç, banues në Tiranë.
Si pasojë e aksidentit janë plagosur shtetasit, G.K., rreth 50 vjeç, banues në fshatin Bradashesh, Elbasan, i cili ishte këmbësor, dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve dhe drejtuesja e mjetit “Benz”, e cila ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Informacion paraprak
Në lagjen “Dyli Haxhire”, Elbasan, mjeti tip “Golf”, me drejtuese shtetasen N.R., 23 vjeçe, banuese në Elbasan, është përplasur me mjetin Fugon , me drejtues shtetasin E.Z., 43 vjeç, banues në Tiranë.
Si pasojë e aksidentit janë plagosur shtetasit, G.K., rreth 50 vjeç, banues në fshatin Bradashesh, Elbasan, i cili ishte këmbësor, dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve dhe drejtuesja e mjetit “Benz”, e cila ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Grupi hetimor po punon për zbardhjen e shkakut të aksidentit.