Makina përplas motorin në Korçë, drejtuesi përfundon në spital në gjendje të rëndë

07/03 10:37
Credits to Apollon TV
Makina përplas motorin në Korçë, drejtuesi përfundon në spital në gjendje të rëndë

Një aksident i rëndë është shënuar ditën e sotme në Korçë.

Bëhet me dije se një makinë është përplasur me një motor. Si pasojë ka mbetur i plagosur rëndë drejtuesi i motorit, i cili është dërguar me urgjencë në spital.

Policia ka mbërritur në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit.

© 2023 APOLLON TV. All Rights Reserved.