Makina përplas 5 vjeçaren, dërgohet menjëherë drejt spitalit

21/02 17:32
Credits to Apollon TV
Makina përplas 5 vjeçaren, dërgohet menjëherë drejt spitalit

Një aksident ka ndodhur në Bathore pasditen e sotme, ku një 5 vjeçare është goditur nga një automjet.

Vogëlushja E.T u dërgua menjëherë në spital, ku është jashtë rrezikut për jetën nën kujdesin e mjekëve.

Ndërkohë drejtuesja e mjetit I.M është shoqëruar në komisariat drejtuesen e mjetit dhe po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit.

“Në Bathore, mjeti me drejtuese shtetasen I. M., ka aksidentuar shtetasen e mitur me iniciale E. T., 5 vjeçe, e cila ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën” – njofton policia.

© 2023 APOLLON TV. All Rights Reserved.