
Makina përplas 10-vjeçarin te rruga ‘5 Maji’, transportohet me urgjencë në spital vogëlushi


Një aksident i rëndë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në rrugën ‘5 Maji’ në kryeqytet, ku një automjet ka përplasur një fëmijë të moshës 10-vjeç i cili po kalonte rrugën. 10-vjeçari është transportuar me urgjencë për në spital, ku dhe po merr ndihmën e nevojshme mjekësore.
Grupi hetimor dhe policia ndodhen në vendngjarje dhe po punojnë për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.
Njoftimi i plotë i policisë: Tiranë/Informacione paraprake
Më datë 23.03.2021, në rrugën “5 Maji, mjeti me drejtues E. K., ka aksidentuar këmbësorin shtetasin e mitur me iniciale F. I., rreth 10 vjeç, i cili ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve.
Vijon puna nga grupi hetimor për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.