Makina më të cilën udhëtonte u përplas me një kamion, humb jetën Shqiptarja në Itali( Emri, Foto)

24/03 20:06
Credits to Apollon TV

Një shqiptare ka humbur jetën në një aksident në autostradën A10, në Celle Ligure në Itali. Aksidenti ka ndodhur një ditë më parë ku Denada Nerjaku, 30, e cila jetonte në Vado Ligure, është përplasur me makinë e saj me një kamion të tonazhit të rëndë, që vinte në sens të kundërt.

Përplasja ka qenë e fortë ku makina me të cilën udhëtonte shqiptarja është rrotulluar dhe përplasur më pas me bordurat anësore të autostradës.

Shqiptarja u nxor nga mjeti i saj në gjendje të rënd dhe u transportuar me helikopter drejt spitalit, por mëngjesin e sotëm ka humbur jetën duke mos u mbijetuar dot plagëve.

Nuk dihen shkaqet e asindetit ndër grupi hetimor vijon hetimet për zbardhjen e plotë të përplasjes që rezultoi fatale për Shqiptaren.

Shpërndaje

© 2021 APOLLON TV. All Rights Reserved.