
Makina e policisë përplaset në kryqëzim, plagosen 3 persona


Një aksident i rëndë ka ndodhur mëngjesin e sotëm në Laknas, tek kryqëzimi i Bërxullit.
Sipas njoftimit të policisë, janë përfshirë në përplasje mjeti i policisë me një makinë tjetër. Si pasojë e përplasjes janë dëmtuar dy punonjësit e policisë dhe pasagjeria në mjetin tjetër me iniciale E.Xh., të cilët ndodhen në spital, jashtë rrezikut për jetën.
Tiranë/Informacion paraprak
Më datë 07.02.2021, rreth orës 10:18, në Laknas, tek kryqëzimi i Bërxullit, janë përfshirë në përplasje mjeti i policisë me drejtues P. K, dhe pasagjer A. M ( aktualisht në shërbim), me mjetin me drejtues S. Xh., dhe pasagjere shtetasen E. Xh. Si pasojë e përplasjes janë dëmtuar dy punonjësit e policisë dhe pasagjeria në mjetin tjetër shtetasja E.Xh., të cilët ndodhen në spital, jashtë rrezikut për jetën.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punojnë për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.