Makina e policisë përplaset në kryqëzim, plagosen 3 persona

07/02 10:07
Credits to Apollon TV
Makina e policisë përplaset në kryqëzim, plagosen 3 persona

Një aksident i rëndë ka ndodhur mëngjesin e sotëm në Laknas, tek kryqëzimi i Bërxullit.

Sipas njoftimit të policisë, janë përfshirë në përplasje mjeti i policisë me një makinë tjetër. Si pasojë e përplasjes janë dëmtuar dy punonjësit e policisë dhe pasagjeria në mjetin tjetër me iniciale E.Xh., të cilët ndodhen në spital, jashtë rrezikut për jetën.

Tiranë/Informacion paraprak

Më datë 07.02.2021, rreth orës 10:18, në Laknas, tek kryqëzimi i Bërxullit, janë përfshirë në përplasje mjeti i policisë me drejtues P. K, dhe pasagjer A. M ( aktualisht në shërbim), me mjetin me drejtues S. Xh., dhe pasagjere shtetasen E. Xh. Si pasojë e përplasjes janë dëmtuar dy punonjësit e policisë dhe pasagjeria në mjetin tjetër shtetasja E.Xh., të cilët ndodhen në spital, jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punojnë për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.

Shpërndaje

© 2021 APOLLON TV. All Rights Reserved.