
Makina del nga rruga dhe përplaset me shtyllën, dy persona në gjendje të rëndë


Një akident i rëndë ka ndodhur në Elbasan mbrëmjen e sotme.
Një makinë ka dalë nga rruga dhe është përplasur me shtyllën në afërsi të lagjes “Shënkoll” pranë urës së Shkumbinit, ku për pasojë kanë mbetur të plagosur 2 persona.
Të dy personat që ishin në makinë, shoferi dhe pasagjeri janë dërguar me urgjencë në spital, ku ndodhen në gjendje të rëndë shëndetësore.
Policia ndodhet në vendngjarje për të zbardhur rrethanat e plota të aksidentit.