Macron bisedë telefonike me Erdogan: Respekto vendimin e Suedisë dhe Finlandës për anëtarësimin në NATO

26/05 16:12
Credits to Apollon TV
Macron bisedë telefonike me Erdogan: Respekto vendimin e Suedisë dhe Finlandës për anëtarësimin në NATO

Presidenti i Francës, Emanuel Macron pati një bisedë telefonike ditën e sotme me Recep Tayyip Erdogan për çështjen e anëtarësimit të Finlandës dhe Suedisë në NATO.

Mediet e huaja bëjnë me dije se gjatë bisedës Macron i bëri thirrje presidentit turk që të respektojë vendimet e marra nga qeveria suedeze dhe finlandeze për anëtarësim në Aleancë dhe uroi një zgjidhje të shpejtë të çështjes së Ankarasë.

Përveç kësaj, të dy krerët diskutuan çështje rajonale, duke përfshirë marrëdhëniet Turqi-Francë, si dhe luftën Ukrainë-Rusi.

Erdogan tha se donte që një paqe e drejtë midis Rusisë dhe Ukrainës të arrihet sa më shpejt të jetë e mundur dhe se ai vazhdon të inkurajojë të dy vendet që të përpiqen t’i japin fund luftës përmes dialogut dhe diplomacisë.

© 2022 APOLLON TV. All Rights Reserved.