LUSHNJE, VATËR ZJARRI NË LAGJEN “ÇLIRIM”, FLAKËT IU AFROHEN BANESAVE

09/07 18:53
Credits to Apollon TV
LUSHNJE, VATËR ZJARRI NË LAGJEN “ÇLIRIM”, FLAKËT IU AFROHEN BANESAVE

Një zjarr aksidental ka përfshirë paraditen e sotme një hapësirë të konsiderueshme shkurresh e bari të thatë në përiferi në lagjen  <<Clirimi>> në Lushnje.  Flakët e zjarrit për shkak edhe të temperaturave të larta janë përhapur me shpejtësi në këtë zonë dukë rrezikuar disa shtëpi banimi  si dhe një biznes të prodhimit të asfaltit si dhe godinën e Shish . Punonjesit e zjarrfikëses , uniformat blu të komisariatit të policisë  si dhe banorë të zonës kanë bërë të mundur izolimin dhe  shuarjen e fllakëve  që për pak sa nuk përfshinë një banesë dykatëshëe.. Vetëm dy ditë më parë një tjetër zjarr aksidental dogji mbi 500 rrënjë ullinj në një sipërfaqe prej 10 ha  në kurorën e gjelbër të qytetit.

Shpërndaje

© 2021 APOLLON TV. All Rights Reserved.