Lushnje : “Trotuari me grope skandaloze, rrezik per qytetaret dhe dëmtimin e automjeteve !”

25/09 17:26
Credits to Apollon TV
Lushnje : “Trotuari me grope skandaloze, rrezik per qytetaret dhe dëmtimin e automjeteve !”

Lushnje : “Trotuari me grope skandaloze, rrezik per qytetaret dhe dëmtimin e automjeteve !”

Nderkohe para disa diteve Tv Apollon beri me dije institucionet e bashkise Lushnje drejtorin e pasurise publike me nje kronike per nje grope te hapur ne mesin e trotuarit qe eshte rrezik per kembesoret dhe automjetet .

Kjo grope ndodhet jo me shume se 50 metra nga institucioni I bashkise Lushnje dhe askush nuk merret me te. “Drejtuesit ose nuk shikojne ose nuk degjojne”,- thone qytetaret jashte kamerave .

Cdo dite kjo grope hapet nga levizjet e mjeteve te shumta ne kete pjese te trotuarit . Kalimtaret jane te detyruar te kalojne mbi te apo anes saj duke u bere shkak per burim aksidenti me mjetet qe levizin ne kete arterie kryesore te qytetit.
Institucionet kane harruar të merren edhe me hallet e përditshme te qytetarve që ua bëjnë jetën të vështirë dhe të kushtueshme.

Shume automjete e kembesor kalojnë çdo dite në kete grope dhe askush nuk shqetesohet , të braktisur plotësisht nga dora e institucionit .

Gropat presin pllakat e munguara të radhës dhe shiu është i vetmi bashkëshoqërues i kërcitjeve të gomave të makinave.
Banorët e lushnjes bëjnë thirrje të ndërhyhet sa më parë.
Këto që shihni janë gropa ku mund të rrezikosh të thyhet makina, nëse nuk je me fat mund te jesh burim aksidenti ndaj kembesorve.
Koha për të ndërhyrë ka kaluar, duke filluar që sot Tv Apollon do të sjellë shqetësimet e qytetarëve dhe thirrjet e tyre për cilindo nga autoritetet shtetërore që kanë vesh për të dëgjuar dhe sy per te shikuar dhe duke reaguar. Per Tv Apollon , Ndricim Gjoshi .

© 2023 APOLLON TV. All Rights Reserved.