
LUSHNJE, PËRKUJTOHET 102 VJETORI I KONGRESIT, SEFA: U HODHËN THEMELET E SHTETIT SHQIPTAR

Në Qëndrën e Artit << Vace Zela>> , është përkujtuar sot 102 vjetori i Kongresit Kombëtar të Lushnjes. Në këtë koncert festiv me këngë e valle nga trevat shqiptare morën pjese Kryetarja e bashkisë Eriselda Sefa , deputetët Taulant Balla , Tatiana Piro , Lindita Buxheli dhe Bujar Cela . në fjalën e saj përshëndetëse Sefa ka vënë në dukje rëndësinë e kësaj ngjarjeje historike ku u hodhën themelet e shtetit shqiptar.