LUSHNJE, DREJTORI I PËRGJITHSHËM I ARKIVAVE, ARDIT BIDO, INAGURON KËNDIN ONLINE ARKIVOR TË SHTETIT

02/06 19:41
Credits to Apollon TV
LUSHNJE, DREJTORI I PËRGJITHSHËM I ARKIVAVE, ARDIT BIDO, INAGURON KËNDIN ONLINE ARKIVOR TË SHTETIT

Drejtori i përgjithshëm i arkivave , Ardit Bido, ka qënë në Lushnjë per të inaguruar Kendin e Arkivës.Në ambientet e Bibliotekës së qytetit të Lushnjës së bashku me nënkryetaren e bashkisë , Eriselda Sefa kanë vizituar ambientet ku janë vendosur kompjuterat e lidhur on- line me arkivën e shtetit, teksa ka thënë se tani jo vetëm studiuesit, por edhe qytetarët lushnjarë mund të shfletojnë materiale arkivore dhe janë me mijëra vëllime arkivore në të cilat aksesi është i mundshmëm për të gjithë të interesuarit.  Ndërkohë Sefa , si studiuese ka shprehur falënderimet e saj , Bashkisë por edhe të qytetarëve për këndin arkivor që lehtëson ndjeshëm punën kërkimore në arkiva pa qënë nevoja të udhëtojnë drejt Tiranës.Në Lushnje prej vitesh ndodhet arkiva shtetërore për gjithë jugun e vendit dhe tashmë aksident në dokumentacion mund të bëhet nga cdo individ kur pothuaj jemi duke shkuar drejt dixhitalizimit përfundimtar të arkivave shtetërore.

Shpërndaje

© 2021 APOLLON TV. All Rights Reserved.