LUSHNJE, BURG PA AFAT PËR 57 VJEÇARIN, I CILI I MORI JETËN IRAKLI QORRIT PAS NJË DEBATI TË ÇASTIT

04/06 19:35
Credits to Apollon TV
LUSHNJE, BURG PA AFAT PËR 57 VJEÇARIN, I CILI I MORI JETËN IRAKLI QORRIT PAS NJË DEBATI TË ÇASTIT

“ Burg pa afat” . Ky ka qënë vendimi i gjykatës së shkallës së prarë të rrethit gjyqësor Lushnjë për shtetasin Sofokli Nushi, 57 vjec nga fshati Krutje , i cili dy ditë më parë qëlloi me armë zjarri në lokalin e shtetasit Irakli Qorri duke e vrarë këtë të fundit dhe duke plagosur rëndë djalin e tij 31 vjecar i cili ndodhet në gjëndje të rëndë.  Sipas avokatit mbrojtës ,Sofokli Shani ka shfaqur pendesë duke u shprehur se ka qënë i dehur në momentin e kryerjes së vrasjes, teksa ka kërkuar dhe gjykim të shkurtuar , por kërkesa e tij nuk është pranuar nga trupi gjykues.Në ngarkim të Shanit rëndojnë dy akuza, “ vrasje dhe plagosje për motive të dobëta, si dhe “ armëmbajtje pa leje” Ndërkohë mësohet se shkaku i kësaj ngjarjeje është bërë një debat i castit në lokal midis autorit dhe viktimës e cila ka përfunduar në përleshje fizike dhe më pas autori i vrasjes ka shkuar në banesën e tij , ka marr armën që e mbante pa leje dhe më pas ka kryer veprën e vrasjes dhe plagosjes të atit 62- vjecar dhe birit 31- vjecar.

Shpërndaje

© 2021 APOLLON TV. All Rights Reserved.