
LULZIM BASHA Do të bëhet kryeministër por ka një problem, nuk vendos rripin e sigurimit kur merr timonin


Bashkëshortja e Lulzim Bashës publikoi një foto në rrjetet sociale, ku dukej kreu i PD-së duke i dhënë makinës.
Ata po kalojnë fundjavën bashkë dhe kanë vendosur që të udhëtojnë me makinë.
Por, ka një problem në foton e postuar nga Aurela Basha. Kreu i PD-së nuk e ka vendosur rripin e sigurimit, e cila është e detyrueshme me ligj sipas rregullave të Kodit Rrugor.
Rregullat parashikojnë që mos vendosja e rripit të sigurimit mund të gjobitet deri në 15 mijë lekë (të reja).
Nuk e dimë akoma nëse ndonjë polic rrugor e ka pikasur kreun e PD-së, Lulzim Basha duke i dhënë makinës pa vendosur rripin e sigurimit.
Por, nëse ligji do të zbatohej njëlloj për të gjithë shoferët, atëherë Basha duhet të gjobitet.