
Lulzim Basha “arratiset” me pushime? Kreu i PD harron zotimet për “opozitë të fortë”

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha duket paksa i tërhequr këto ditë nga reagimet në rrjetet sociale.
Kryedemokrati postoi dy ditë më parë në “Facebook” reagimin për ndërtimin e Kullës në Tiranë, ku i bëri thirrje SPAK që të hetojë ndërtimin e “Malit” në kryeqytet, si dhe iu drejtua Berishës duke i thënë se ai nuk e fsheh dot bashkëpunimin me Edi Ramën për kullat, e as faktin sipas Bashës që aty pastrohen para krimi e korrupsioni.
Që prej këtij postimi Bashën nuk e kemi parë më të jetë aktiv në rrjetet sociale. Mesa duket kreu i PD ka nisur pushimet në këto ditë të nxehta gushti, duke lënë mënjanë angazhimet politike.
Vlen për t’u theksuar se pasi u zgjodh kryetar i Partisë Demokratike, Basha premtoi se me të marrë detyrën do të bëjë opozitë të fortë dhe të bashkuar. Por duket se kryedemokrati “i ka harruar zotimet” dhe me shumë gjasa mund të jetë “arratisur” me pushime diku larg, larg nga politika, larg nga opozita.