LSI-ja del e vetme në zgjedhjet e 25 prillit, nuk ka koalicion me Partinë Demokratike

24/02 11:34
Credits to Apollon TV
LSI-ja del e vetme në zgjedhjet e 25 prillit, nuk ka koalicion me Partinë Demokratike

Nuk ka koalicion mes Partisë Demokratike dhe Lëvizjes Socialiste për Integrim.

Mësohet se forca politike e drejtuar nga Monika Kryemadhi do të garojë e vetme në zgjedhjet e 25 prillit. Sot në fakt është dita e fundit për regjistrimin e partive dhe koalicioneve në KQZ. 

Ashtu siç ishte lajmëruar më herët, pritej që sot PD dhe LSI të depozitonin kërkesën për të marrë pjesë në zgjedhje në koalicion, nën moton “Shqipëria fiton”.

Por, mesa duket LSI ka vendosur të dalë e vetme ne zgjedhje. Ndërkohë, në PD vijojnë takimet me aleatët e tjerë për të firmosur marrëveshjen për garimin në koalicion. 

Zyrtarë të lartë të Partisë Demokratike po tentojnë të mbledhin të larguarit në listën e tyre për betejën e 25 prillit, shkruan newsbomb.al. Mësohet se të dërguarit e Bashës po zhvillojnë një takim me kreun e FRD Bamir Topi, që ky i fundit të jetë në koalicionin opozitar.

© 2023 APOLLON TV. All Rights Reserved.