
Llogaraja zbardhet nga bora


Temperaturat e ulëta kanë sjellë ngrica në të gjithë territorin e vendit. Aksi rrugor i Llogarasë është mbuluar i gjithi nga dëbora. Gjatë natës dy borëpastruese përgjatë natës kanë hedhur kripë dhe skorje për të bërë të kalueshëm aksin.
Ndërkohë rruga është e kalueshme, por duhet të tregohet kujdes maksimal nga drejtuesit e automjeteve.
Temperaturat ditën e sotme arrijnë deri në -7 gradë celsius. Reshjet e shiut tashmë janë zëvendësuar me dëborë dhe ngrica në disa territore të vendit.