LISTA me EMRA: Kush janë kontrollorët e AlbControl të “stresuar” se s’marrin më 4 MIJË dollarë rrogë

07/04 17:48
Credits to Apollon TV

Janë 65 punonjës të AlbControl, kontrollorët që kanë braktisur punën prej mëngjesit të sotëm, duke shkaktuar paralizimin e trafikut ajror në vendin tonë.

Qeveria drejtoi gishtin nga opozita, duke hedhur akuza të rënda se po nxit këtë situatë, për të dëmtuar shtetin shqiptar si dhe për të rritur pakënaqësinë te qytetarët.

Ministrja Belinda Balluku deklaroi se midis kontrollorëve, “janë 5 prej tyre që janë kthyer në masha të politikës”, por pa bërë me dije emrat.

Megjithatë, me shumë mundësi Balluku i referohet kontrollorëve që deklaruan paaftësi në punë dhe për rrjedhojë u shkarkuan. Ata janë: Flora Ndreca, Muhin Mezini, Nelton Shabani, Gentian Hodo dhe Edvin Bakiri.

Por cilët janë kontrollorët dhe punonjësit e tjerë të AlbControl emrat e të cilëve nuk janë bërë kurrë publike?

Neësbomb.al ka mundur të sigurojë emrat e punonjësve të AlbControl të publikuara në një uebfaqe të huaj, pasi kanë mbaruar trajnime të ndryshme.

Kujtojmë se një prej arsyeve kryesore të bojkotimit të punës së kontrollorëve është përgjysmimi i pagës. Këtë vit ata kanë marrë rreth 2400 dollarë, nga 4000 që janë paguar gjatë gjithë viteve në punë, dhe ky përgjysmim ka ardhur si rrjedhojë e përgjysmimit të trafikut ajror në Shqipëri, për shkak të pandemisë së koronavirusit.

Kontrollorët shqiptarë të trajunar jashtë vendit:

Sabin Sula, Shkëlqim Memushaj, Andi Gjergo, Ylli Leskaj, Emiljano Manjani, Erion Alibali, Ardian Zhapa, Andel Trebicka, Andi Ballanca, Ezmolda Canameri, Sokol Duraj, Jonito Bregasi, Elion Krisafi, Ols Hani, Gjergji Maksutaj, Dritan Isaku, Gazmend Nanaj, Gjergj Bozo, Voltan Vorpsi, Kujtim Malko, Ramadan Çelaj, Miranda Dedja, Flora Ndreca, Ilir Zuna, Ervin Çelkupa, Elvion Rusmali, Nikolin Kujxhija, Alban Kallulli, Halim Lilaj, Ilirian Shegani, Muhin Mezini, Bledi Jani, Sokol Ruçi, Ilirian Nurka, Arben Harasani, Erion Pipero, Klest Dashi, Eno Hazizaj, Eldi Dervishi, Sokol Reveli, Gerti Grabova, Arben Agolli, Armando Fezga, Eni Mehja, Arnold Basha, Ermir Bego, Pirro Lako, Endrit Hajredini, Taulant Qirjako, Genta Çoniku, Lindita Menkulasi, Entela Hasani, Altin Cenaliu, Gentian Hodo, Sokol Kosta, Dorjan Kolonja, Ols Petri, Edvin Bakiri, Genci Xhunga, Endri Baliko, Rei Katroshi, Maksim Et’Hemaj, Erti Gjonaj, Akil Shehi, Tomor Baku, Petro Xhavara, Edmond Metaj, Ejona Kotoni, Ejona Cuku, Erjon Bojaxhi, Andi Çela, Endi Ylli, Nelton Shabani, Blerta Butka, Devis Ziso, Elton Hazapi, Genc LlukaÇaj, Sokol Mara

Shënim: Në listën e mësipërme mund të ketë emra që sot nuk janë punonjës të AlbControl, por një pjesë e konsiderueshme e tyre, përfshi dhe 5 të cilët dhanë dorëheqjen ditën e djeshme, figurojnë në listë.

Shpërndaje

© 2021 APOLLON TV. All Rights Reserved.