LISTA e PARTISË SOCIALISTE/ Zbulohet skema që do të përdorë kryeministri, Rama vendos drejtuesit e qarqeve në “vijën e zjarrit”

07/03 23:11
Credits to Apollon TV
LISTA e PARTISË SOCIALISTE/ Zbulohet skema që do të përdorë kryeministri, Rama vendos drejtuesit e qarqeve në “vijën e zjarrit”


Dita e sotme është afati i fundit për partitë politike që të dorëzojnë në KQZ listat me kandidatët për deputetë në 12 qarqet e vendit.

Partia Demokratike dhe 12 parti të tjera aleate do të dalin me një listë të përbashkët, ndërsa Partia Socialiste dhe LSI do të dalin me listat e tyre pa asnjë koalicion.

Kryeministri Edi Rama ka vendosur t’i vendosë në provë drejtuesit politikë në qarqe, pasi nuk do t’i vendosë ata në vende të sigurta në lista.

Qëllimi i PS është të përsërisin fitoren e vitit 2017 me 74 mandate, ndaj edhe Rama ka vendosur që këta drejtues qarqesh të motivohen edhe më shumë, në rast se duan që të jenë pjesë e parlamentit të ardhshëm.

Renditja e drejtuesve të qarqeve do të bëhet në bazë të mandateve që PS ka marrë në zgjedhjet e vitit 2017. Po marrim një shembull: PS ka marrë 10 mandate në qarkun e Fierit në zgjedhjet e vitit 2017, ndaj Gramoz Ruçi, që është edhe drejtues politik në këtë qark do të renditet i dhjeti në listë, raporton neësbomb.

Kjo do të jetë renditja e drejtuesve politikë të PS në lista:

Qarku Tiranë:
Numri i mandateve në 2017: 18
Renditja e drejtuesve politikë:
17 – Elisa Spiropali
18- Ervin Bushati

Qarku Fier:
Numri i mandateve në 2017: 10
Renditja e drejtues politik:
10 – Gramoz Ruçi

Qarku Shkodër:
Numri i mandateve në 2017: 4
Renditja e drejtuesit politk:
4- Ilir Beqaj

Qarku Kukës:
Numri i mandateve në 2017: 1
Drejtues politik në Kukës është Safet Gjici, por ai nuk do të kandidojë për deputet.

Qarku Lezhë:
Numri i mandateve në 2017: 3
Renditja e drejtuesit politik:
3- Lindita Nikolla

Qarku Dibër:
Numri i mandateve në 2017: 2
Renditja e drejtuesit politik:
2- Olta Xhaçka

Qarku Durrës:
Numri i mandateve në 2017: 8
Renditja e dreejtuesit politik:
8- Ardian Çela

Qarku Berat:
Numri i mandateve në 2017: 4
Renditja e drejtuesit politik:
4- Blendi Klosi

Qarku Korçë:
Numri i mandateve në 2017: 6
Renditja e drejtuesit politik:
6- Niko Peleshi

Qarku Vlorë:
Numri i mandateve në 2017: 8
Renditja e drejtuesit politik:
8- Damian Gjiknuri

Qarku Gjirokastër:
Numri i mandateve në 2017: 3
Renditja e drejtuesit politik:
3- Bledi Çuçi

Qarku Elbasan:
Numri i mandateve në 2017: 7
Renditja e drejtuesit politik:
7- Taulant Balla

Shpërndaje

© 2021 APOLLON TV. All Rights Reserved.