Lirohet nga burgu ish-ministri i Brendshëm Saimir Tahiri

02/06 13:22
Credits to Apollon TV
Lirohet nga burgu ish-ministri i Brendshëm Saimir Tahiri

Gjykata e Elbasanit ka liruar nga burgu ish-ministrin e Brendshëm Saimir Tahirir, duke vendosur që ta kryejë pjesën e mbetur të dënimit në shtëpi.

Vendimi u mor gjatë seancës gjyqësore të kësaj të mërkure nga gjyqtarja Matilda Fetahu, pas kërkesës së ardhur nga prokuroria.

Fetahu pranoi kërkesën e prokurorisë për rrethana lehtësuese familjare ndaj Tahirit, nën argumentin se atij i duhej të kujdesej për fëmijët e mitur për shkak të problemeve shëndetësore të bashkëshortes.

Vendimi pritet të ekzekutohet ditën e sotme dhe Tahiri do të qëndrojë në banesën e tij pranë kopshtit Botanik.

Ish-ministri i Brendshëm u dënua më 4 shkurt të vitit 2022 me 5 vite burg për ‘Shpërdorim detyre, por me gjykim të shkurtuar dënimi u ul në 3 vite e 4 muaj.

Tahiri u dënua vetëm për “Shpërdorim detyre”, pasi në gjkko u rrëzuan akuzat për “Korrupsion të zyrtarëve të lartë”, “Trafik të lëndëve narkotike kryer në bashkëpunim” dhe “Grup të strukturuar kriminal”.

Sipas përllogaritjeve Tahirit i mbeten dhe rreth 1.8 vite heqje lirie qe do ta kryejë në shtëpi.

© 2023 APOLLON TV. All Rights Reserved.