LIBOFSHË, FSHATI VANAJ PA QENDËR SHËNDETËSORE PREJ 30 VITESH

21/07 18:56
Credits to Apollon TV
LIBOFSHË, FSHATI VANAJ PA QENDËR SHËNDETËSORE PREJ 30 VITESH

Banorët e fshatit  Vanaj në njësinë administrative Libofshë detyrohen të udhëtojnë kilometra të tëra drej zonave më te aferta për të marrë shërbimin bazik shëndetësor pasi godina që ka funksionuar si e tillë deri në vitin 1990 është kthyer në banesë private.

Fshati Vanaj është lënë në harresën e investimeve thone banorët të indinjuar duke i detyruar të braktisin zonën. Ata thonë se ndërtimi i një qëndrë të re shëndetësore është domosdoshmëri për komunitetin , teksa theksojnë se përballë ankesave të tyre të përsëritura pushteti lokal ka reaguar me premtimin se ky shërbim do tu ofrohet, por deri më tani , situata vijon të mbetet e pandryshueshme. E si të mos mjajtonte vetëm mungesa e shërbimit shëndetësor , banorët pohojnë se komuniteti i fshatit Vanaj është lënë në harresën e investimeve duke iu munguar një sërë elementësh bazikë në përditshmëri, edhe pse janë taksapagues të rregullt.

Shpërndaje

© 2021 APOLLON TV. All Rights Reserved.