Lëvizte me thikë dhe sëpatë/ Arrestohet 25- vjeçari në Dibër

30/09 14:26
Credits to Apollon TV
Lëvizte me thikë dhe sëpatë/ Arrestohet 25- vjeçari në Dibër

Policia e Dibrës ka ndaluar dhe vënë në pranga një 25 vjeçar , I cili lëvizte me vete me mjete prerëse , në momentin e ndalimit policia ka gjetur një thikë dhe një sëpatë.

Ndalimi I 25 vjeçarit, Erison Sopoti u bë pas informacioneve të marra nga policia se një i ri lëvizte me thikë me vete nëpër qytet, shërbime të Policisë Dibër bënë të mundur identifikimin dhe lokalizimin e tij.

Si rezultat, në hyrje të qytetit të Peshkopisë, uniformat blu kanë ndaluar mjetin tip “Benz”, që drejtohej nga 25-vjeçari Erison Sopoti, ku gjatë kontrollit këtij shtetasi iu gjetën të fshehura armët e ftohta, një (thikë) dhe një send prerës (sëpatë).

Të dy mjetet prerëse u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.
ende nuk ka informacione pse erison sopoti lëvizte me armë të ftohta dhe nëse policia ka arritur të parandalonte një ngjare të rëndë.

© 2023 APOLLON TV. All Rights Reserved.