
Lëvizte gjatë orës policore me armë në makinë, arrestohet 26-vjeçari në Tiranë, na banesë i gjejnë një armë tjetër


Policia ka arrestuar një 26-vjeçar në Tiranë, pasi lëviste me armë në makinën e tij, gjatë orës policore.
Më pas policia ka bërë një kontroll në banesën e tij dhe i ka gjetur një armë tjetër.
Në pranga ka rënë 26-vjeçari me iniciale M. T., banues në Tiranë.
Njoftimi i plotë i policisë:
Qarkullonte me armë zjarri në mjetin e tij gjatë orës policore, vihet në pranga 26-vjeçari.
Sekuestrohen 2 armë zjarri, njëra që u gjet në mjet dhe tjetra që u gjet në banesë.
Në kuadër të Planit të Masave për parandalimin dhe goditjen e paligjshmërisë, kapjen e personave në kërkim dhe atyre që lëvizin me armë zjarri, shërbimet e Policisë kanë vijuar kontrollet në të gjithë qarkun e Tiranës, me qëllim rritjen e parametrave të sigurisë në qytet.
Në vijim të kontrolleve, nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr. 4 u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit M. T., 26 vjeç, banues në Tiranë.
Arrestimi i këtij shtetasi u bë pasi gjatë kontrollit në mjetin e tij dhe në banesën që kishte marrë me qira, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan 2 armë zjarri pistoletë dhe municion luftarak.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, në ngarkim të shtetasit M. T., për veprën penale “Armëmbajtja pa leje”.