LEVAN, RRUGËT DYTËSORE TË DËMTUARA PAK KOHË PAS RIKONSTRUKSIONIT

31/05 18:01
Credits to Apollon TV
LEVAN, RRUGËT DYTËSORE TË DËMTUARA PAK KOHË PAS RIKONSTRUKSIONIT

Rruga dytësore e bypassit të Levanit që lidh fshatrat Jarua e Shtyllas dhe blloqet e tokave bujqësore, është dëmtuar vetëm pak më shumë se një muaj nga koha e vënies në funksion. Këtë fakt e ka denoncuar në Tv Apollon ish kryetari i fshatit Jarua , Llesh Marku. Sipas tij , pjesë të asfaltit që kanë dalë në pjesë të vecanta të gjatësisë së rrugës rreth 6 muaj pas përfundimit të punimeve për shtrimin e rrugës dytësore , tregojnë për cilësinë e ulët të punimeve. Po sipas të njëjtit burim kjo ka ndodhur pa filluar shfrytëzimi me ngarkesë të plotë i rrugës ku duhet të kalojnë edhe automjete bujqësore për punimin e tokave dhe kamionë të tonazheve të rënda për kryerjen e transportit të prodhimeve bujqësore nga parcelat drejt magazinave dhe tregjeve.Banorët e zonës që kultivojnë tokat dhe kryejnë aktivitete bujqësore shprehen se shumë pjesë të segmenteve rrugore dytësore janë të pashtruara , kryesisht në afërsi të rrethrrotullimeve , gjë e cila sjell vështirësi në komunikim. Përballë kësaj situate banorë, fermerë dhe drejtues mjetesh kërkojnë ndërhyrje për rregullimin e pjesëve të dëmtuara dhe shtrimin e segmenteve ku nuk është vënë dorë , pasi po u dëmtohen automjetet dhe po i lënë tokat të pakultivuara për shkak të vështirësive të komunikimit. Ndërkohë një nga specialistët e kryerjes së punimeve pohoi se punimet janë në proces dhe se ato nuk kanë përfunduar.

Shpërndaje

© 2021 APOLLON TV. All Rights Reserved.