LEVAN, REHABILITIMI I KANALIT TË MARTINËS DO TË RRISË SIPËRFAQET E KULTIVUARA

29/07 21:27
Credits to Apollon TV
LEVAN, REHABILITIMI I KANALIT TË MARTINËS DO TË RRISË SIPËRFAQET E KULTIVUARA

Kanali i Martinës , një nga veprat më të rëndësishme ujitëse që i jep jetë rreth 2500 hektarëve tikë bujqësore dhe rrit efektivitetin e aktivitetit bujqësor të fermerëve të 6 fshatrave, Ferras, Martinë, Qarr, Bishan, Bocovë, dhe Poro, në njësinë administrative Levan, po ibnënshteohet ndërhyrjes për rehabilitimin e tij. Kështu është shprehur për Tv Apollon , kryetari i fshatit Martinë, Astrit Troka. Sipas tij , pastrimi i rreth 6 km linear gjatësi nga Ferrasi në Pishë, brenda një muaji , që do të sigurojë ujë për ujitjen e tokave të mbjella me kultura perimore , misër dhe kultura foragjere etj. Gjithashtu kryetari i fshatit pohoi se ky është një investim i rëndësishëm i Bashkisë Fier në sëktorin e ujitjes i cili nxit fermerët të rrisin sipërfaqet e kultivuara , të investojnë në bujqësi , por edhe i shërben zhvillimit ekonomik të familjeve fermere dhe të gjithë zonës.Në saj të kësaj ndërhyrjeje pritet të marrë fund njëherë e mirë problemi i ujitjes për afro 1000 ha sipërfaqe bujqësore në pjesën perëndimore të Levanit.Nuk ka investim më produktiv sesa investimi në sektorin e ujitjes në bujqësi , ka pohuar kryetari i fshatit Martinë sepse sipas tij sistemi i ujitjes së tokave bujqësore rrit produktivitetin e prodhimit bujqësor krahasuar me tokat që nuk kanë ujitje.

Shpërndaje

© 2021 APOLLON TV. All Rights Reserved.