LEVAN, EMIGRANTËT SOLIDARIZOHEN PËR MIRËMBAJTJEN E VARREZAVE PUBLIKE

06/06 19:33
Credits to Apollon TV
LEVAN, EMIGRANTËT SOLIDARIZOHEN PËR MIRËMBAJTJEN E VARREZAVE PUBLIKE

Emigrantët kanë kintribuar financiarisht për të mbuluar shpenzimet e kryerjes së punimeve në varrezat publike të Levanit për përmirësimin e kushteve të cilat vështirësohnë kryerjen e ceremonive mortore. Sipas administratorit të të ardhurave dhuratë të emigrantëve , Gëzim Muho , kjo nismë është ndërmarrë për ti kthyer dinjitetin vendit ku ndodhet banesa e fundit për ata që ndërrojnë jetë që është kthyer në tmerr për qytetarët. Investimi që do të përqëndrohet në pastrimin e territorit , hapjen e rrugëve të brendshme të bllokuara nga barërat dhe papastërtitë dhe ndërtimin e murit rrethues i cili do të shmang hyrjen e kafshëve që dëmtojnë gjelbërimin , por edhe të njerëzve që shkatërrojnë paisjet zbukuruese rreth varreve ka pohuar Muho. Solidariteti i emigrantëve për rikthimin në identitet varrezat publike të Levanit , do ti japë fund vuajtjeve të familjarëve dhe të afërmve që krahas dhimbjes i shoqëron në ceremonitë mortore. Nga ana tjetër banorët e Levanit shprehen se taksohen për mirëmbajtjen e varrezave publike , por ky shërbim nuk u ofrohet pasi prej 30- vitesh pushteti lokal nuk ka investuar. Sipas drejtuesit të punimeve është për tu vlerësuar dhe ndërhyrja e ujësjellësit për ndërtimin e linjës së re qe do të sigurojë ujë brenda territorit teksa ka shtuar se ky investim modest se bashku me rregullimin e mjedisit të varrezave do të krijojë kushte per t percjell me dinjitet në banesën e përhershme ata që largohen nga kjo botë.

Shpërndaje

© 2021 APOLLON TV. All Rights Reserved.