LEVAN, BANORËT ROM INVESTOJNË VULLNETARISHT PËR VARREZAT PUBLIKE

08/06 18:43
Credits to Apollon TV
LEVAN, BANORËT ROM INVESTOJNË VULLNETARISHT PËR VARREZAT PUBLIKE

Banorët e komunitetit rom në Levan , kanë dhënë kontributin e tyre financiar modest për sistemimin e varrezave publike të cilat janë lënë në gjëndje të mjerueshme nga pushteti lokal. Të mbuluara nga barërat , të parrethuara dhe pa portë hyrëse për të penguar hyrjen e kafshëve , varrezat e komunitetit rom tregojnë se janë lënë pas dore nga pushteti vendor , i cili vjel taksën , por shërbimi i ruajtjes dhe mirëmbajtjes mungon. Vullnetarisht kemi paguar nga 200 lekë për të mbuluar pagesën për punonjësit që do të rregullojnë e pastrojnë varrezat e romëve , pohuan banorët e këtij komuniteti. Kryetari i fshatit rom Koco Selimi u shpreh se nisma për të kontribuar vetë banorët ishte domosdoshmeri , pasi do ti kthejë dinjitetin banesës së përhershme të të larguarve nga kjo botë si dhe do të shmangin rënien e zjarreve gjatë ditëve të nxehta të sezonit veror.

 

Shpërndaje

© 2021 APOLLON TV. All Rights Reserved.