LEVAN, BANORËT DENONCOJNË MUNGESËN E RRJETIT TË KUZ-së DHE TË UJIT TË PIJSHËM

09/06 19:05
Credits to Apollon TV
LEVAN, BANORËT DENONCOJNË MUNGESËN E RRJETIT TË KUZ-së DHE TË UJIT TË PIJSHËM

Banorët e Levanit po vuajnë pasojat e mungesës së kanalizimeve të ujërave të zeza dhe furnizimit me orare të reduktuara me ujë të pijshëm. Rrjeti i amortizuar i Kuz i ndërtuar rreth 50 vite më parë dhe në kushtet e sotme nuk funksionon , për shkak të dëmtimit të tubacioneve dhe pusetave. Kështu janë shprehur banorët që jetojnë në bllokun e pallateve të hyrjes veriore të fshatit. Ata kanë denoncuar në Tv Apollon rrezikun për shëndetin dhe situatën e rëndë mjedisore të shkaktuar nga ndotja e ujërave të zeza të cilat shkarkohen sipas tyre fare pranë dritareve të kateve të para të apartamenteve për shkak të dëmtimit të rrjetit dhe daljes së tyre në sipërfaqe nga pusetat e hapura dhe pa kapakë. Kemi investuar vetë nga të ardhurat familjare për ndërtimin e pusetave të kuz , pasi njësia administrative dhe drejtoria e ujësjellës – kanalizimeve nuk ofron shërbimin e kërkuar nga banorët edhe pse paguajmë taksat lokale thonë banorët. Nga ana tjetër problemi i mungesës së ujit të pijshëm nga rrjeti publik e ka bërë të vështirë jetën e banorëve që ndodhen në lagjet perëndimore të fshatit të ndarë nga rruga kryesore Fier- Vlorë, edhe pse para disa vitesh u investua për ndërtimin e rrjetit të ri të ujit të pijshëm për këtë fshat. Sipas tyre problem mbetet administrimi i ujit për gjysmën tjetër ku përfshihet edhe zona e bllokut të pallateve në hyrjen nga Fieri të cilët vuajnë mungesën e ujit shprehen banorët. Sipas tyre edhe pse sasia e furnizimit me ujë është e pakët dhe nuk plotëson nevojat dhe kërkesat e banorëve edhe pse faturat e konsumit të ujit i paguajnë rregullisht.

Shpërndaje

© 2021 APOLLON TV. All Rights Reserved.