“Lëri shezlonget aty o vëlla, apo do skandal”, policia bashkiake i heq çadrat, biznesmeni në Ksamil: Vendim i padrejtë, shkaku është …

28/06 21:05
Credits to Apollon TV
“Lëri shezlonget aty o vëlla, apo do skandal”, policia bashkiake i heq çadrat, biznesmeni në Ksamil: Vendim i padrejtë, shkaku është …

Përplasjet në bregdetin shqiptar nuk kanë të ndalur. Këtë mesditë disa punonjës të policisë bashkiake dhe një biznesmen në zonën e Ksamilit, janë përfshirë në konflikt.

Mësohet se punonjësit e policisë kanë shkuar në hotelin e biznesmenit, Albert Sula dhe i kanë hequr disa shezlongë.

“E lëri shezlonget aty o vëlla, do i lësh aty apo si është muhabeti, do skandal tani”, u thotë biznesmeni policëve.

Ai shprehet se kjo gjë është e padrejtë, pasi pretendon që disponon dokumentet për të shfrytëzuar hapësirën e plazhit.

“Unë jam pronar me kontratë i kësaj hapësire,investitroi i kësaj hapësire që ju shikoni këtu, prej më shumë se 15 vitesh. Kam hotel dhe i kam plotësuar të gjitha kriteret dhe ligjet që ka qeveria jonë për të marrë një kontratë plazhi, siç e kam marrë ndër vite. Edhe vjet e kam marrë nga ministria e turizmit”, shprehet biznesmeni Sula.

Pronari i hoteli thotë se shkak për këtë është bërë, pasi ngjitur në biznesin e tij, një punonjës policie ka marrë një lokal me qira dhe sipas tij do që t’i marrë hapësirën e plazhit pa të drejtë.

“Një punonjës policie që ka marrë një lokal me qira, që nuk plotëson asnjë kriter në bazë të lokalit që ka, ka 10 tavolina ka, pasi ministria ka kritere të tjera, duhet të kesh 20 tavolina që të aplikojë për kontratë plazhi. Ai është qiramarrës dhe ka aplikuar dhe ka fituar të drejtën që të marrë këtë sipërfaqe plazhi në mënyrë të padrejtë. Unë e quaj absurde dhe të padrejtë këtë vendim që ka marrë bashkia apo Agjensia Kombëtare e Bregdetit”, tha Albert Sula.

Pasi policët hoqën disa shezlongë, pushuesit që ishin në këtë plazh mblodhën sendet e tyre dhe u larguan.

Shpërndaje

© 2021 APOLLON TV. All Rights Reserved.