
Lejimi arrestimit të Ahmetaj, Edi Rama i drejtohet sot popullit

Kryeministri Edi Rama ka njoftuar se pak momente më parë se do i drejtohet popullit pasditen e kësaj të premteje, për votimin nĕ kuvend për heqjen e imunitetit të deputetit socialist Arben Ahmetaj.
“Pasdite në 18.30 do t’i drejtohem opinionit publik me një adresim për votimin e sotëm në Kuvend”, shkruan shkurt Rama në llogarinë e tij në Twitter.
Ndërkohë, kryeministri Edi Rama ishte i pranishëm dhe në seancën e jashtëzakonshme të mbajtur paraditen e kësaj të premteje në Kuvendin e Shqipërisë. Deputetët e opozitës dhe të mazhorancës ranë dakord që votimi të mos bëhej të hënën, por sot, në një seancë të posaçme.
Vijon…