Lehtësimi i masave anti-Covid, nxënësit e arsimit parauniversitar kthehen në bankat e shkollës; Ja si do të zhvillohet procesi mësimor

04/05 9:58
Credits to Apollon TV
Lehtësimi i masave anti-Covid, nxënësit e arsimit parauniversitar kthehen në bankat e shkollës; Ja si do të zhvillohet procesi mësimor

Mijëra nxënës të arsimit parauniversitar nga klasa e 1-12 janë rikthyer ditën e sotme në mjediset e shkollave nën respektimin e masave të vendosura nga MSHMS për të parandaluar përhapjen e Covid-19.

Më herët ministrja e Arsimit, Evis Kushi ka bërë të ditur se procesi i zhvillimit mësimor do të vijojë njëjtë si në fillim të këtij viti shkollor me 2 turne, në varësi të numrit të nxënësve apo kushtet në të cilat shkolla ndodhet.

Vendimi për rikthimin e nxënësve në mjediset shkollore është marrë nga Komiteti Teknik i Ekspertëve pas uljes së numrit të rasteve së të infektuarëve.

Shpërndaje

© 2021 APOLLON TV. All Rights Reserved.