
LAJMI I FUNDIT/ Të shtëna me armë zjarri në Vlorë, policia në vendngjarje


Pamje nga vendngjarja
Disa të shtëna me armë zjarri janë dëgjuar pasditen e sotme në Vlorë.
Burime nga qyteti bregdetar bëjnë me dije se ngjarja ka ndodhur pranë shkollës “24 maji”, tek tregu i Orizit.
Deri më tani nuk bëhet me dije nëse ka apo jo persona të lënduar, ndërkohë që policia ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e saj.
Po këqyret vendi ku janë dëgjuar të shtënat dhe janë ngritur postblloqe aty pranë. Paraprakisht dyshohet si një konflikt i çastit mes disa të rinjve.
Vlorë/Informacion paraprak
Më datë 09.03.2021, rreth orës 18:56, pranë shkolles “24 Maji”, Vlorë, pas një konflikti të çastit, dyshohet se është qëlluar një herë në ajër me armë zjarri.
Nga verifikimet e deritanishme të bëra nga shërbimet e Policisë, nuk ka persona të dëmtuar.
Shërbimet e Policisë po krehin zonës për të bërë të mundur kapjen e autorit që ka qëlluar me armë zjarri në ajër.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.