LAJMI I FUNDIT/ Të shtëna me armë zjarri në Vlore, një i plagosurt.

13/12 16:33
Credits to Apollon TV
LAJMI I FUNDIT/ Të shtëna me armë zjarri në Vlore, një i plagosurt.

Të shtëna me armë zjarri në Vlorë, Në rrugën transballkanike Pranë gjykatës së apelit
Dyshphet për një të plagosur

Konflikt pranë një lavazhoje, Në vendngjarje është gjetur një gëzhojë
Policia ne vendngjarje

Vlorë/Informacion paraprak

Rreth orës 17:20, në afërsi të Gjykatës së Apelit, Vlorë, si pasojë e një konflikti të çastit është dëmtuar në kokë, dyshohet me një send të fortë , shtetasi K. M., 46 vjeç, banues në Vlorë, i cili është dërguar për ndihmë mjeksore, jashtë rrezikut për jetën.

Sherbimet e Policise kane shkuar menjeherë në vendngjarje. Është ngritur grupi hetimor i cili vijion veprimet në vendin e ngjarjes me qëllim zbardhjen e rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit.

Në ambientet e Komisariatit të Policisë Vlorë janë shoqëruar disa persona për tu marrë në pyetje në lidhje me ngjarjen.

Shpërndaje

© 2021 APOLLON TV. All Rights Reserved.