LAJMI I FUNDIT/ Shkoder, protestuesit në qendër te qytetit, hedhin kapsolle e thyejnë tabelat. (FOTO)

12/12 11:17
Credits to Apollon TV

Qindra qytetarë të Shkodrës janë duke protestuar në këto momente në shenjë solidariteti me tre protestat që janë zhvilluar në Tiranë, për vrasjen e 25 vjeçarit Klodian Rasha.

Edhe pse ishte lajmëruar se do të ishte e qetë, situata është tensionuar dhe ka dalë jashtë kontrollit. Marshimi ka nisur nga qendra e qytetit dhe janë drejtuar për në selinë e Partisë Socialiste. Disa të rinj, kryesisht të mitur, kanë filluar të qëllojnë me gurë duke thyer xhamat e selisë.

Ndërkohë, organizatorët dhe disa persona të tjerë janë munduar t’i qetësojnë dhe të mos i lejojnë të qëllojnë. Me pankarta “Rama ik” dhe “Drejtësi për Klodianin, ata kanë kërkuar dorëheqjen e drejtorit të Përgjithshëm të Policisë Ardi Veliu.

Shpërndaje

© 2021 APOLLON TV. All Rights Reserved.